Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kapiteni Lionel Messi dhe portieri Emiliano “Dibu” Martinez u takuan me median të premten në Neë York City.
Në fokus të këtij bashkëbisedimi ishte finalja e madhe e të dielës. Trajneri i Argjentinës përfitoi nga rasti për të vlerësuar numrin dhjetë. “Ai është histori e pastër. “Një legjendë. Të arrish një finale në moshën 39-vjeçare është e pabesueshme. Duhet ta shijojmë atë ashtu siç ndodh. Ashtu si kemi bërë me Diego-n [Maradonën], na mungon. Por Messi është ende me ne. Ai është historia, ai është legjenda dhe së bashku me këtë grup njerëzish që na kanë sjellë këto vite të mrekullueshme, do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Scaloni.
I pyetur rreth Spanjës, komisari teknik i Argjentinës tregoi se e vlerësonte në maksimum. “Mendoj se ne duhet që të nisim të shqetësohemi për Spanjën që në momentin që ata do të largohen nga hoteli dhe t’i drejtohen stadiumit”, tha 48-vjeçari.
Ndërsa për Yamal ai u përgjigj me një shaka: “Më pyesni se si mund të ndalet një talent si Yamal? Unë ju them se është e thjeshtë, duke e mbyllur në një dhomë”. A.V.