Saturday, 18. July 2026
Sport

Messi për foton ku i bën banjë Yamal-it: Është e pabesueshme!

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

I pranishëm në “Fanatics Fest”, një festival që bashkoi yje nga të gjitha sportet, i organizuar në Nju Jork para finales së Kupës së Botës, Lionel Messi u pyet për fotografinë ikonike, ku i kishte bërë një banjë Lamine Yamal kur ky i fundit ishte vetëm disa muajsh.

Numri dhjetë i Argjentinës u pyet nga ylli i NFL-së Tom Brady në lidhje me foton tashmë ikonike, të tij duke i bërë banjë Lamine Yamal-it disamuajsh për një fushatë të UNICEF-it.

“Sinqerisht, kjo foto e ne të dyve është e pabesueshme. Bëra një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë, dhe ja ku jemi sot, përballë njëri-tjetrit në Kupën e Botës”, tha Messi, vetëm disa orë para se të përballet me yllin e Spanjës. A.V.

Teilen: