Saturday, 18. July 2026
Sport

Futbollisti e kap topin me dor, ndeshja e Conference League ngjall dyshime për kurdisje, publikohen pamjet

GS 18/07/2026 2 Min. Lesezeit

Ndeshja e raundit kualifikues të UEFA Conference League mes Hamrun Spartans dhe NSI Runavik ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi një moment i pazakontë në minutat shtesë ka bërë që shumë tifozë të hedhin dyshime për kurdisje.

Gjithçka ndodhi në fundin e ndeshjes, kur një lojtar i Hamrunit mendoi se topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese dhe e preku atë me dorë brenda zonës, megjithatë, loja nuk ishte ndërprerë dhe arbitri akordoi penallti për NSI-n.

Skuadra nga Ishujt Faroe e shfrytëzoi mundësinë në maksimum, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 90+4, gol që rezultoi vendimtar për kualifikimin në raundin e ardhshëm të Conference League.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë ngritur dyshime dhe kanë spekuluar për mundësinë e një ndeshjeje të kurdisur. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë apo deklaratë zyrtare nga UEFA apo autoritetet përkatëse që të mbështesë pretendime të tilla.

Videoja e momentit ka bërë xhiron e internetit, ndërsa debati mes tifozëve vazhdon, me shumë prej tyre që e konsiderojnë incidentin një nga momentet më të çuditshme të këtij edicioni të garave evropiane.

Teilen: