Saturday, 18. July 2026
Sport

Botërori 2026/ City është skuadra që ka përfituar më shumë nga kompensimi i FIFA-s

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City është skuadra, e cila ka përfituar më shumë para nga kompensimi i premtuar nga FIFA për klubet, të cilat dërgojnë lojtarët në Kupën e Botës.

Skuadra angleze pret që të arkëtojë rreth 3.08 milionë euro. Në këtë klasifikim vendin e dytë e mban PSG me 2.49 milionë euro. Ndërsa në pod ngjitet edhe Arsenal me 2.42 milionë euro.

Me një shifër prej 2.3 milionë eurosh pritet që të kompensohet skuadra e Bayern-it, e cila ka lënë pas Barcelonën (2.2 mln euro) dhe Chelsea-n (2.12 mln euro). A.V.

Lista

1- Manchester City €3.08m

2- PSG €2.49m

3- Arsenal €2.42m

4- Bayern €2.3m

5- Barcelona €2.2m

6- Chelsea €2.12m

Teilen: