Kryeministri i Spanjës do të niset drejt SHBA për të asistuar në finalen e Kupës së Botës.
Pedro Sánchez do të udhëtojë për në SHBA të dielën për të parë ndeshjen midis Spanjës dhe Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.
Një zëdhënës i qeverisë spanjolle konfirmoi se Sánchez do të jetë i pranishëm në ndeshje, pasi familja mbretërore spanjolle njoftoi se do ta ndiqte nga një boks VIP në stadiumin “MetLife” të Neë Jersey-t.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu do të marrë pjesë, dhe pritet një takim potencialisht i sikletshëm me një nga kritikët e tij më të zëshëm evropianë. A.V.
Teilen: