Saturday, 18. July 2026
Sport

Merino dhe foto e Messit me Yamal: Mendova se ishte produkt i inteligjencës artificiale

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mes atyre që dyshuan për foton e Messit duke u larë me Yamal, e cila është bërë sërish shumë e famshme në prag të finales së Kupës së Botës ku do të përballen dy kampionët, është dhe sulmuesi spanjoll Merino, i cili shprehu gjithashtu habinë e tij.

“Sinqerisht, është e pabesueshme, aq shumë sa në fillim mendova se ishte produkt i inteligjencës artificiale. Ajo foto të bën të mendosh për faktin se jeta funksionon pikërisht kështu, ka gjëra të veçanta që shkruhen edhe para se të ndodhin”.

Teilen: