Infantino kërkon qartësi për atë çfarë ndodhi pas fitores së Spanjës në finale. Një prokuror i disiplinës dhe etikës është ngarkuar për këtë çështje.
Tensioni pas vërshëllimës së trefishtë të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk ka kaluar pa u vënë re nga FIFA. Sjellja e dhunshme e disa lojtarëve argjentinas është shoqëruar me kritika të forta. Në shënjestër është mbi të gjithë, Leandro Paredes. FIFA ka hapur një hetim për të gjetur përgjegjësit.
Një prokuror i disiplinës dhe etikës është ngarkuar të hetojë shkeljet e bëra në këtë rast. “Detajet do të komunikohen nga komisioni disiplinor i FIFA-s sapo të kompletohet relacioni i prokurorit”, – shkruhet në njoftimin e FIFA-s.
Çfarë ndodhi? I ndëshkuar me karton të verdhë gjatë ndeshjes, Paredes mori karton të kuq pas sulmit fizik ndaj Gavit gjatë festës së spanjollëve. Nën hetim edhe Nahuel Molina, pasi i dha një goditje Rodrit, teksa ky i fundit po vraponte drejt shokëve të skuadrës.
Në sherr u përfshinë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Po ashtu, edhe ndonjë pjesëtar i stafit të trajnerit Scaloni. Roberto Ayala duket se ka goditur me grusht Dani Olmon.