Federata e Futbollit të Italisë është në pritje të përgjigjes nga Pep Guardiola, pasi trajneri spanjoll është takuar me Paolo Maldinin dhe Leonardon për mundësinë e marrjes së “Azurrëve”.
Megjithatë, federata italiane tani po përballet me një konkurrencë të freskët dhe të fortë nga Federata e Futbollit të Anglisë, e cila i ka premtuar Guardiolas postin e selektorit brenda vitit.
Guardiola, aktualisht është i papunë pasi u largua nga posti i trajnerit te Manchester City në fund të sezonit 2025/26, duke i dhënë fund qëndrimit 10-vjeçar te skuadra angleze.
Tani, 55-vjeçari është i gatshëm për një sfidë të re dhe në skenë tashmë ka dalë Kombëtarja e Italisë që është pa selektor, ndërsa po sfidohet nga Anglia.
Në krye të Anglisë, aktualisht ëshë gjermani Thomas Tuchel që udhëhoqi anglezët drejt medaljes së bronztë në Botërorin 2026.
Tuchel ka kontratë me federatën angleze deri në korrik të vitit të ardhshëm por qëndrimi i tij në krye të Anglisë nuk është i sigurt.
Në anën tjetër, Guardiola nuk ka udhëhequr asnjëherë kombëtare pasi para Cityt ka drejtuarBayern Munchenin e Barcelonën.