Tuesday, 21. July 2026
Sport

Batin Tuna largohet nga KB Trepça

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti Batin Tuna nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Trepçës në sezonin 2026/27.

Tuna, do ta vazhdojë karrierën në Turqi, saktësisht te skuadra e Ligës së Parë, Kipas Istiklal Basket.

Në fakt, Tuna të martën edhe prezantuar te skuadra e re, e cila në njoftimin e saj ka vlerësuar cilësitë atletike dhe përvojën e 23-vjeçarit.

Tuna ka qenë pjesë e Trepçës në dy sezonet e fundit, ku është llogaritur lojtar vendor kurse me klubin nga Mitrovica ka fituar titullin e kampionit, kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Si basketbollist, Tuna është zhvilluar në Turqi derisa ka përfaqësuar këtë shtet në gjeneratat U16, U19 dhe U20.

Teilen: