FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit pas incidenteve të ndodhura në përfundim të finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Pas humbjes në ndeshjen e zhvilluar në New Jersey, ku Spanja triumfoi me rezultatin 1-0, pati përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, duke bërë që skenat pas ndeshjes të kalojnë në vëmendjen e organit më të lartë të futbollit botëror.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s po shqyrton pamjet dhe raportet zyrtare të ndeshjes për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullores.
Në qendër të hetimit janë disa episode të përplasjeve ku Paredes dhe Molina sulmojnë disa prej lojatërve spanjollë pas përfundimit të ndeshjes.
Sipas raportimeve, disa prej futbollistëve të Argjentinës mund të përballen me masa disiplinore, përfshirë edhe pezullime, në varësi të vendimit përfundimtar të FIFA-s.