Wednesday, 22. July 2026
Sport

Drita barazon në transfertë, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Drita ka barazuar 1-1 në transfertë përballë maltezëve të Florianës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League.

Në pjesën e parë skuadra kampione e Kosovës nuk krijoi shumë rrezik për vendasit, të cilët panë tu anulohej një gol për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë kishte probleme me dritat, në fillim dhe në fund të pjesës, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën 90’+6, me kampionët e Kosovës që kaluan në avantazh me anë të Balajt.

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, vendasit arritën të vendosin barazpeshën me një gol të Drina 90’+12.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë ku do të vendoset dhe kualifikimi.

Teilen: