Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka vendosur të mos hapë një hetim ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
I pari i futbollit botëror akuzohej se ka lejuar ndërhyrje politike nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në vendimmarrjen e FIFA-s për Kupën e Botës 2026.
Çështja u ngrit nga organizata për të drejtat e njeriut FairSquare, e cila paraqiti një ankesë duke pretenduar se Infantino kishte shkelur parimin e neutralitetit politik olimpik për shkak të marrëdhënieve të tij të afërta me Trump.
Sipas ankesës, këto marrëdhënie mund të kenë ndikuar në vendime të rëndësishme të FIFA-s.
Një nga pikat kryesore të ankesës lidhej me anulimin e diskutueshëm të pezullimit të futbollistit Folarin Balogun, për të cilin FairSquare pretendon se ishte rezultat i ndikimit të papërshtatshëm politik.
Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të mos ndërmarrë veprime disiplinore dhe të mos nisë një hetim ndaj Infantinos.
Vendimi nënkupton se, të paktën për momentin, kreu i FIFA-s nuk do të përballet me procedura nga organi më i lartë olimpik.