Saturday, 25. July 2026
Sport

Zyrtare: Futbollisti që shkëlqeu në Kosovë, kalon në Shqipëri

GS 25/07/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti nga Kosova, Altin Aliu është transferuar te Partizani në Shqipëri.

Sulmuesi i krahut të majtë u prezantua dje si transferimi i parë për ekipin nga Tirana.

Aliu vendos t’i bashkohej të kuqve me kontratë 1+1 dhe tashmë është vendosur nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.

Aliu ka lindur në Gjilan, ndërsa e ka eksperiencën e parë jashtë Kosovës.

Te Malisheva spikati, pavarësisht se regjistronte disa paraqitje edhe me Gjilanin, Lirinë dhe Flamurtarin Prishtinë.

Aliu regjistroi tetë gola dhe tre asistime në sezonin e fundit me Malishevën. Vlerësimi i tij në tregun e “transfermarkt” ndërkohë është 500 mijë euro.

Teilen: