Boksieri shqiptar i kategorisë së peshave të rënda, Kristian Prenga, do të përballet sonte me ish-kampionin botëror Anthony Joshua në një meç që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Për Joshuan, kjo sfidë konsiderohet pjesë e përgatitjeve për rikthimin e tij në ring, përpara duelit të shumëpritur ndaj Tyson Furyt, i cili pritet të zhvillohet në fund të këtij viti, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të mediave britanike, orari i ndeshjes mund të pësojë ndryshime për shkak të zgjatjes së dueleve paraprake.
Megjithatë, përballja mes Prengës dhe Joshuas parashihet të nisë rreth orës 00:00, sipas kohës lokale në Kosovë./lajmi.net/
Teilen: