Sunday, 26. July 2026
Sport

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

GS 25/07/2026 1 Min. Lesezeit

KFF Mitrovica po vazhdon të shkëlqejë në arenën evropiane. Kampionet e Kosovës kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra, pasi mposhtën kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad, me rezultat 2-0.

Ndeshja u zhvillua të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ishte finalja e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mitrovica tregoi edhe një herë cilësinë e saj, duke dominuar ndaj kampioneve bullgare dhe duke siguruar një fitore të merituar.

Golat që vulosën kualifikimin u realizuan nga Aurora Mulliqi dhe Gresa Berisha, të cilat i dhanë skuadrës kosovare një tjetër sukses të madh në garat evropiane.

Ky triumf vjen vetëm pak ditë pasi Mitrovica kishte dhuruar spektakël ndaj kampiones së Moldavisë, Zimbru Chisinau, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 10-0.

Teilen: