Sunday, 26. July 2026
Sport

Sonte finalja e madhe në EuroBasket U18, Kosova – Andorra

GS 26/07/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova U18 dhe Andorra U18 përballen sonte në finalen e FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C.

Të dyja kombëtaret kanë siguruar finalen pas paraqitjeve bindëse në gjysmëfinale.

Kosova e pamposhtur deri tani u kualifikua me fitore 83-51 ndaj Shqipërisë, ndërsa Andorra surprizoi fituesen e Grupit B, Maltën, duke e mposhtur 82-66.

Finalja e madhe e turneut zhvillohet sonte, më 26 korrik, në Shkodër.

Ndeshja pritet të luhet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Turneu që bashkon kombëtaret e Divizionit C ka sjellë përballjen e dy skuadrave më të qëndrueshme të edicionit, me Kosovën që kërkon titullin para publikut shqiptar dhe Andorrën që synon rikthimin në majë pas paraqitjeve solide.

Teilen: