Sunday, 26. July 2026
Sport

Joshua, 6 minuta për të mposhtur Prengën

GS 26/07/2026 2 Min. Lesezeit

Kristian Prenga nuk arrin të fitojë ndaj Entoni Xhoshua, në një ndeshje që e nisi mjaft mirë, teksa e rrëzoi dy herë brenda raundit të parë, boksierin britanik. Por ky i fundit, falë eksperiencës së tij, duke zhfrytëzuar një vendosje të gabuar të shqiptar në ring, e pas një goditje të fortë me të djathtën, e rrëzon Prengën duke e detyruar arbitrin t’i japë fund ndeshjes.

Boksieri britanik i peshave të rënda, Entoni Xhoshua rikthehet në ring, e përballë tij, ndodhet 35 vjeçari shqiptar, Kristian Prenga. E rikthimi i britanikut në ring, vështirë se mund të kishte filluar në një mënyrë më të keqe. Vetëm pas 20 sekondash në raundin e parë, një goditje me të djathtën nga Prenga e përplas Joshuan në tokë duke tronditur arenën në Xheda.

Prenga, i cili mbërriti me 20 nokaut nga 20 fitoret e tij, por me më pak profil edhe me ndjekësit e zjarrtë të boksit, ndjeu një mundësi. Vijon një tjetër goditje me të majtën e shqiptarit duke e hedhur Joshuan përsëri. Britaniku ishte ende i paqëndrueshëm në fillim të raundit të dytë, por Prenga çuditërisht filloi të boksonte me këmbën e pasme dhe e la boksierin e Watfordit të çlirohej.

Joshua e shfrytëzoi këtë e duke përdorur edhe vitet e tij të përvojës, për t’i dhënë Prengës një goditje shkatërruese me të djathtën, e cila e rrëzon 35 vjeçarin shqiptar e aArbitri nuk mund ta vazhdojë më ndeshjen. Kjo ishte humbja e dytë e Prengës në karrierën e tij, në boksin e peshave të rënda. Ndërsa ishte testi i parë i Joshuas kundër një kundërshtari të njohur profesionist që nga shtatori 2024, por që nuk kaloi në mënyrën që e priste kushdo.

Nuk ishte kampioni shkatërrues dhe i lirë ai që dikur i rrëzonte kundërshtarët menjëherë. Tashmë priten detajet e fundit të ndeshjes midis dy emrave më të njohur në boksin britanin, Joshua-Fury, e cila është fiksuar për t’u luajtur në nëntor. Por ora dhe vendi nuk është përcaktuar ende.

Teilen: