Monday, 27. July 2026
Sport

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

GS 27/07/2026 2 Min. Lesezeit

Kjo javë do të jetë e rëndësishme për fatin e skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll, sa i përket garave evropiane.

Aktualisht, katër skuadra po e përfaqësojnë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe gjasat janë të mëdha që të gjitha të avancojnë tutje.

Në rast se Drita, Ballkani, Malisheva dhe Dukagjini kalojnë në raundin e tretë kualifikues, atëherë ky do të ishte një sukses i madh për futbollin kosovar pasi do të rriteshin gjasat që të kemi më shumë skuadra në fazën e grupeve.

Pas ndeshjeve të para të raundit të dytë kualifikues, të gjitha ekipet e Kosovës i kanë gjasat e mira për të bërë edhe një hap para.

Pas barazimit 1:1 ndaj Florianas, skuadra e Dritës të martën mbrëma luan ndeshjen e kthimit në Prishtinë dhe vlerësohet favorite për t’u kualifikuar në raundin e tretë.

Dukagjini që pësoi 1:0 në udhëtim te Lugano, të mërkurën nga ora 16:30 në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali e luan ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë, të enjten luajnë Ballkani dhe Malisheva nga ora 20:00, përkatësisht 21:00.

Ballkani luan në Prishtinë ndaj Bohemiansit, ekip që ndeshjen e parë e fitoi 2:1 kurse Malisheva është mysafire e Hibernianit, të cilin e mposhti 2:0 në duelin e parë.

Teilen: