Monday, 27. July 2026
Sport

Tragjedi në Itali, vdes futbollisti I talentuar në aksident rrugor

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i talentuar i sektorit të të rinjve, Sami Said e ka humbur jetën në moshën vetëm 18-vjeçare pas një aksidenti rrugor në Marok.

Ai aktivizohe për klubin italian A.C. Trento 1921.

Klubi italian e ka bërë të ditur lajmin me dhimbje të madhe, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të riun.

“Sami ka qenë pjesë e familjes sonë verdheblu. Përballë një tragjedie të tillë, çdo fjalë bëhet e tepërt. Mbetet vetëm një boshllëk i madh”, ishte mesazhi i klubit A.C. Trento 1921.

Vdekja e talentit të ri ka shkaktuar pikëllim të madh në ambientin e klubit dhe në futbollin Italian.

Teilen: