Monday, 27. July 2026
Sport

Ballkani forcohet me sulmuesin Nikqi

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Dijar Nikqi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanin.

Transferimin e Nikqit, e ka konfirmuar  të hënën skuadra nga Suhareka pasi ka prezantuar sulmuesin 21-vjeçar.

Nikqi te Ballkani është transferuar nga Liria e Prizrenit, ekip për të cilin luajti prej janarit të vitit 2025.

Krahas Lirisë, sulmuesi Nikqi ka bërë karrierë në Shqipëri, ku ishte pjesë e skuadrave si Vora, Tirana e Teuta kurse ka luajtur edhe për të rinjtë e Laçit.

“Mirë se vjen, Dijar Nikqi! Mirë se erdhe në familjen tonë, Dijar! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e klubit”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani, përveç Nikçit, ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë për sezonin 2026/27, por njëkohësisht ka liruar edhe disa lojtarë.

Teilen: