Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq pritet të jetë pjesë e Bayern Munchenit për sezonin 2026/27, kanë raportuar mediumet gjermane të hënën.
Bëhet e ditur se në klubin bavarez janë të bindur se 20-vjeçari mund të luftojë për një vend në ekipin e trajnerit Vincent Kompany.
Ibrahimnoviq, i cili ka prejardhjen nga Kosova, javë më parë e rinovoi kontratën me Bayernin deri në verën e vitit 2028 dhe tani ka mundësinë për të siguruar një vend në ekip.
Tani, Ibrahimoviq kthehet te Bayerni me përvojë më të madhe, sidomos pas huazimeve te Frosinone, Lazio dhe Heidenheimi.
Sezonin e fundit, Ibrahimoviq realizoi 2 gola dhe pati 7 asistime në 32 ndeshje në Bundesligë me fanellën e skuadrës së Heidenheimit.
Ibrahimoviq pritet të jetë pjesë e planeve të trajnerit Kompany, i cili gjatë sezonit do të bëjë rotacione në formacionin e tij.
Kështu që, sulmuesi i ri, ka rastin e tij të dëshmohet të paktën deri në fund të vitit kur Bayerni pritet ta bëjë vlerësimin e tij para hapjes së miniafatit kalimtar.