Monday, 27. July 2026
Sport

E ardhmja e Leaos në Turqi, derbi në merkato për portugezin e Milanit

GS 27/07/2026 2 Min. Lesezeit

Rafa Leao do t’i bashkohet Milanit në Australi të mërkurën, edhe pse e ardhmja e lojtarit portugez duket se nuk do të jetë te kuqezinjtë. Pasi ka kaluar disa ditë në Brazil, lojtari me numrin 10 i “djallit” do të bashkohet me shokët e skuadrës në kampin stërvitor në Perth, ndërsa pret një vendim përfundimtar se për cilën skuadër do të luajë në muajt e ardhshëm.

Për momentin, Turqia është destinacioni më i mundshëm, me Fenerbahçen dhe Galatasarajin gati për të nisur një “derbi” të vërtetë në merkato.

Ekziston një hendek mes ofertës dhe kërkesës; raportohet se Fenerbahçe ka dërguar tashmë përfaqësues në Milano këtë javë për t’u takuar me drejtuesit e kuqezinjve. Klubi turk pritet të propozojë një huazim me opsion blerjeje, me një vlerë totale prej 40 milionë eurosh, por Milani kërkon më shumë.

Në fakt, ndonëse kuqezinjtë janë të gatshëm të ndahen me Leaon, ata kërkojnë një transferim përfundimtar për një shumë prej të paktën 50 milionë eurosh. Edhe Gallatasaraji ka ndërmarrë hapa fillestarë për të tentuar transferimin e lojtarit portugez, por – përveç ofrimit të një page shumë të lartë – klubi nuk duket në gjendje t’u përgjigjet kërkesave të Milanit.

Teilen: