Monday, 27. July 2026
Sport

Muriqi mund të bashkohet te Fenerbahçe me yllin portugez

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra turke Fenerbahçe dhe Milani pritet të zhvillojnë në orët e ardhshme bisedime për të ardhmen e Rafael Leaos.

Klubi turk po shtyn fort për transferimin e yllit portugez, ndërsa kuqezinjtë janë të gatshëm ta shesin atë në këtë afat kalimtar.

Gjithashtu mësohet se ylli portugez mund të largohet vetëm me një transferim të përhershëm, ndërsa opsioni i huazimit nuk merret fare në konsideratë.

Bisedimet mes palëve pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Fenerbahçe do të arrijë të përmbushë kërkesat e klubit italian.

Te Fenerbahçe në këtë verë është transferuar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Teilen: