Sipas informacioneve të mbledhura nga “Sky Sport”, Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të largohen nga struktura e kombëtares pas dështimit për të emëruar Pirlon si trajner të Italisë, si pasojë e “çështjes Fonbet”.
Ata tashmë ia kanë komunikuar këtë vendim drejtpërdrejt presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò. Të dy pritet të japin dorëheqjen, pasi ishin emëruar zyrtarisht vetëm 16 ditë më parë për të rigjallëruar futbollin italian.
Mandati i tyre – Maldini si drejtor sportiv dhe Leonardo si këshilltar – zgjati vetëm 16 ditë, nga e shtuna, 11 korrik, deri të hënën, 27 korrik.
Këshilli Federal pritet të mblidhet nesër për të vendosur për emrat e rinj që do të ringjallin futbollin italian.