Tuesday, 28. July 2026
Sport

Mourinho fikson objektivin e radhës në merkato, do patriotin Renato Veiga te Reali

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, po ndërton skuadrën e sezonit të ri sipas planeve të tij. “Los Blancos” janë përforcuar gjatë kësaj vere me disa lojtarë me kualitet, por “Special One” nuk ndalet këtu.

Sipas spanjolles “AS”, objektivi i radhës për trajnerin portugez është mbrojtësi Renato Veiga, me një të kaluar te Juventusi dhe Çelsi, ndërsa aktualisht pjesë e Villarreal në La Liga. Ai ka luajtur në Botërorin e fundit me Portugalinë dhe sipas gazetës spanjolle, është një kërkesë eksplicite e trajnerit të ri të madrilenëve.

Real Madrid ka afruar deri tani Konate dhe Dumfries për fuqizimin e mbrojtjes. Veiga është 22 vjeç dhe luan në qendër të prapavijës. Me siguri presidenti Florentino Perez do t’ia plotësojë dëshirën edhe këtë herë trajnerit të rikthyer në Madrid për rilindjen e “Galaktikëve”.

Teilen: