Tuesday, 28. July 2026
Sport

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Tre basketbollistë të Kosovës janë vlerësuar me çmime individuale pas paraqitjeve të tyre në FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C.

Besim Bytyqi është shpallur lojtari më i vlefshëm i turneut dhe njëkohësisht është përzgjedhur në formacionin më të mirë, All-Star Five.

Në All-Star Five të FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C është përfshirë edhe Lis Binishi, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kampionatit.

Ndërkaq, Malvina Haziri është përzgjedhur në All-Star Five të FIBA U18 Women’s EuroBasket 2026, Division C, duke u bërë përfaqësuesja e Kosovës në ekipin më të mirë të turneut te vajzat.

 

Teilen: