Tuesday, 28. July 2026
Sport

Nga “ëndrra” Guardiola, bisedimet me Ancelotti-n te dorëheqja në kohë rekord, dyshja Maldini-Leonardo dështimi i radhës i Italisë

GS 28/07/2026 2 Min. Lesezeit

Duhet të ishin ditët e nisjes së një projekti të ri, por drama e Italisë nuk ka fund.

Kreu i ri i zgjedhur në Federatën Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, pasi mori detyrën e re kishte një qëllim kryesor: të rikthente besueshmërinë e futbollit italian. Por tani pas ngjarjeve të fundit ka ndodhur e kundërta.

Malagò i besoi dyshes Maldini-Leonardo duke i afruar në rolin e drejtorit teknik dhe të menaxherit të kombëtares, por shumë shpejt kuptoi se dy ish-milanistët kërkonin që të bënin gjithçka vetë. Kandidatura e Pirlo-s ishte fondamentale për këtë dyshe, e cila kërkonte fuqi të plotë, por në këmbim koleksionuan një sërë figurash të këqija…

Në fillim zbuluan se po bisedonin me Guardiola-n kur e dinin fare mirë se kërkesat ekonomike të trajnerit spanjoll janë jashtë limiteve të Federatës Italiane të Futbollit. Më pas dyshja bëri një tjetër gabim kur tha se i kishin propozuar stolin e katër herë kampionëëve të Italisë një trajneri si Carlo Ancelotti, i cili është nën kontratë nga Federata Braziliane e Futbollit deri në 2030-ën. Ndërsa edhe ngulja këmbë në një kandidaturë si ajo e Andrea Pirlo-s mund të konsiderohet një tjetër figurë e keqe e kësaj dysheje, e cila braktisi detyrën që iu besua 17 ditë më parë vetëm për faktin se ish-mesfushori nuk u emërua komisar teknik i Italisë. A.V.

Teilen: