Tuesday, 28. July 2026
Sport

Zidane zyrtarizohet në krye të Francës

GS 28/07/2026 2 Min. Lesezeit

Zinedine Zidane edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.

Zidane është zyrtarizuar në postin e selektorit të martën në një konferencë për shtyp të mbajtur në Federata e Futbollit të Francës.

Në këtë post, Zidane e zëvendëson Didier Deschampsin e larguar pas Botërorit 2026 dhe që në krye të Francës qëndroi prej vitit 2012.

Para se ta prezantonin Zidanen, drejtuesit e federatës falënderuan Deschampsin për punën e bërë dhe sukseset e arritura me Francën përgjatë 14 vjetëve si selektor.

Nën drejtimin e Deschampsit, Franca u shpall kampione e Botës në vitin 2018 si dhe triumfoi në Ligën e Kombeve në sezonin 2020/21. Gjithashtu, doli edhe nënkampione evropiane në vitin 2016 dhe nënkampione bote në vitin 2022.

Vet Zidane është shprehur i lumtur dhe tejet krenar që do ta drejtojë Kombëtaren e Francën, me të cilën si futbollist ka regjistruar 108 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola kurse ka fituar titullin e kampionit të botës dhe Evropës në vitin 1998, përkatësisht 2000.

Për Zidanen, kjo është hera e parë që merr drejtimin e një kombëtareje pasi më herët ka punuar si trajner te skuadra e Real Madridit në dy raste kurse ka qenë i papunë prej vitit 2021.

“Padyshim, që dua të falënderoj federatën franceze për besimin, pastaj Deschampsin për punën e bërë dhe mund të them se sigurisht që kam ambicie të larta me Francën”, ka thënë Zidane.

Zidane do ta udhëheqë Francën në “Euro 2028” dhe Botërorin e vitit 2030 pasi me federatën franceze ka firmosur kontratë katërvjeçare.

Teilen: