Tuesday, 28. July 2026
Sport

Durmishi, sulmuesi premtues i Juventusit

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Arman Durmishi po konsiderohet një nga talentet më premtues të Juventusit dhe është sulmuesi i vetëm në dispozicion të trajnerit Luciano Spallettit për miqësoret verore.

Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë, debutoi me ekipin e parë duke luajtur 45 minuta në ndeshjen miqësore ndaj Standardit të Belgjikës ditë më parë.

Durmishi iu bashkua Juventusit në fund të muajit gusht 2024, në moshën 16-vjeçare, pasi u transferua nga Koperi për një shumë të raportuar mes 800 mijë dhe 1 milion eurovah.

Ai kishte mbyllur kampionatin U17 si golashënuesi më i mirë me 28 gola dhe kishte debutuar edhe me ekipin e parë të Koperit.

Me fanellën e Juventusit realizoi 15 gola në 27 ndeshje me ekipin U17 dhe më pas pati 13 gola në 35 ndeshje me Primaverën, duke shënuar edhe në UEFA Youth League ndaj Bodo/Glimtit.

Në prill të këtij viti, klubi bardhezi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028 dhe pas debutimit me ekipin e parë, Durmishi po shihet si aset i madh i ekipit nga Serie A.

Teilen: