Tuesday, 28. July 2026
Sport

Bajerni garanton qëndrimin e Olise, drejtori Dreesen: Asnjë ofertë nga Real Madrid

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Emri i Michael Olise është një nga më të nxehtët sa i takon merkatos së kësaj vere në Europë. Shpesh sulmuesi francez i Bajern Mynih është lakuar si një përforcim i mundshëm i Real Madrid, por gjithçka e hedh poshtë klubi bavarez.

Së fundi ka folur drejtori i përgjithshëm i gjermanëve, duke garantuar qëndrimin e Olise. Jan-Christian Dreesen ka deklaruar: “Po, natyrisht që do të qëndrojë. Nuk na ka ardhur asnjë letër, asnjë faks dhe asnjë telefonatë nga Real Madrid. Është e çuditshme kur sheh të përhapen disa lajme, ndërkohë që ti e di të vërtetën.

Nuk e llogaris dot se sa herë miqtë dhe të njohurit më kanë pyetur në lidhje me situatën e Olise. Askush nuk më ka thënë: ‘Nëse dikush të afron 200 milionë euro, atëherë duhet ta shesësh’”.

Qëndrimi i Olise te Bajerni duket i sigurt edhe nga fakti se Real Madrid së fundi është interesuar për Yan Diomande dhe duket shumë afër zyrtarizimit të blerjes së tij.

Teilen: