Ecuria e jashtëzakonshme e Simone Inzaghi-t tek Al-Hilal, ka marrë fund sot, por sërish në një ndeshje miqësore.
Në 53 ndeshje në krye të Al-Hilal, Inzaghi ka pësuar vetëm dy humbje. E para ishte një vit më parë, ndaj Fluminense të Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube.
E dyta ka ardhur pikërisht pas një vit, sot ndaj algjerianëve të MC Alger, që fituan 2-0.
Midis këtyre dy humbjeve, Al-Hilal ka luajtur 53 ndeshje nën drejtimin e Inzaghit, pesë prej tyre miqësore dhe 48 zyrtare, dhe fitoi ose barazoi të gjitha përpara se MC Alger t’i jepte fund serisë pozitive.
Edhe në Champions League të Azisë, Al-Hilal, u eliminua nga pika e bardhë e penalltivë, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim.