Iturralde González i është bashkuar vlerësimeve të shumta për Leo Messin, në ditën kur ish-ylli i Barcelonës i dha lamtumirën kombëtares së Argjentinës, në një miqësore ndaj Beninit, ku shënoi një gol dhe dha dy asistime në fitoren 3-0.
Ish-arbitri, sot bashkëpunëtor i “Cadena SER”, theksoi veçanërisht “fair play”-in e Messit: “Do të kisha dashur të isha në ndeshjen e tij të lamtumirës edhe si arbitër i katërt. Një gjë është Messi si futbollist dhe tjetër gjë është ajo që ka qenë për arbitrat. Ai mund të na kishte kthyer kundër 100 mijë njerëz për ndeshje, duke u rrëzuar apo simuluar, por nuk e bëri kurrë. Ka qenë një nga lojtarët më fisnikë në fushën e lojës”.
Iturralde nënvizoi edhe më shumë meritën e argjentinasit, duke kujtuar se Messi ka qenë ndër futbollistët që ka pësuar më shumë faulle: “Shikoni sa shumë e kanë goditur…, por ai kurrë nuk kërkonte të rrëzohej. Le të mësojnë lojtarët e këtij brezi, sidomos të rinjtë. Ai kurrë nuk kërkonte të mashtronte. Imagjinoni sikur Messi ta bënte këtë në një ndeshje të Argjentinës, do ta përmbyste komplet rrjedhën e lojës”.