Monday, 10. August 2026
Futboll

Interi përqafon sërish Lautaron dhe Thuram, edhe Stones zhvillon stërvitjen e parë në “Appiano”

GS 10/08/2026 2 Min. Lesezeit

Botërori tashmë ka përfunduar, pushimet kanë mbaruar dhe dje Interi riktheu tre prej protagonistëve të tij. Në “Appiano Gentile” u stërvitën sërish Lautaro Martinez, Marcus Thuram dhe John Stones, të gjithë të kthyer nga angazhimi i gjatë me kombëtaret përkatëse në turneun botëror. Për kapitenin dhe sulmuesin francez ishte rikthimi në punë pas pushimeve, ndërsa për mbrojtësin anglez ishte seanca e parë me fanellën zikaltër, pas transferimit nga Manchester City. Të tre nisën përgatitjet me një program të personalizuar, në pritje për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Me ta edhe Akanji dhe Sucic – Interi, i rikthyer nga turneu në Hong Kong dhe Perth, gjeti kështu tre elementë të rëndësishëm në prag të sezonit të ri. Bashkë me Lautaron, Thuram dhe Stones, në “Appiano Gentile” punuan edhe Manuel Akanji dhe Petar Sucic, duke vijuar përgatitjet. Chivu tani do të vlerësojë me kujdes gjendjen e lojtarëve të kthyer nga Botërori, përpara se të vendosë kur t’i integrojë plotësisht në grup dhe, mbi të gjitha, nëse mund t’i përdorë që në ndeshjet e para zyrtare.

Ndeshja e radhës me Betis – Vëmendje të veçantë mori stërvitja e parë e Stones me Interin. Mbrojtësi anglez, i ardhur me parametra zero nga Manchester City, nisi zyrtarisht aventurën e re zikaltër, duke u ribashkuar edhe me ish-shokun e skuadrës, Akanji. Lautaro dhe Thuram rifilluan menjëherë punën, me synimin për të qenë sa më shpejt në dispozicion të Chivu. Ndeshja e radhës e Interit do të jetë miqësorja ndaj Betis në Bari, më 15 gusht, testi i fundit para debutimit në kampionat kundër Monza, më 22 gusht.

 

Teilen: