Tuesday, 11. August 2026
Futboll

Trump mbron Infantinon nga sulmet: Zëvendësimi i tij në krye të FIFA-s do të ishte gabim kolosal

GS 11/08/2026 1 Min. Lesezeit

Donald Trump ka dalë në mbrojtje të Gianni Infantinos, i akuzuar se ka tentuar t’ua shesë privatëve një pjesë të të drejtave të Botërorit. Presidenti amerikan shkroi në rrjetin social Truth: “FIFA do të bënte një gabim kolosal nëse, për çfarëdo arsyeje, do të merrte qoftë edhe në konsideratë idenë për ta zëvendësuar presidentin Gianni Infantino”.

Në pamjet e fundit ku shfaqen së bashku, presidenti amerikan kërkon të qëndrojë në skenë gjatë festimit të Spanjës për të marrë vëmendjen, ndërsa kreu i FIFA-s përpiqet me elegancë ta largojë.

“Ai është një figurë e jashtëzakonshme, – thekson Trump, – që sapo ka drejtuar Botërorin më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me rezultate katër herë më të larta se ato të edicioneve të mëparshme. Nëse ai do të largohej, eventi nuk do të kishte kurrë më të njëjtin sukses dhe as të njëjtin përfitim”.

Teilen: