Mes lojtarëve që duket se nuk bëjnë pjesë në protjektin e Ruben Amorim te Milan-i është edhe Christopher Nkunku.
Pasi klubi e ka nxjerrë në merkato, skuadra të ndryshme janë interesuar për sulmuesin francez. Mes këtyre skuadrave është edhe Barcelona, që duket se ka kontaktuar menaxherët e futbollistit dhe që duket se e shikon Nkunku si zëvendësues të Ferran Torres.
Lajmi është bërë i ditur nga L’Equipe, që ka shtuar se , përveç katalanasve, për Nkunku interesohene dhe Leipzig (sih-skuadër e sulmuesit) dhe Borussia Dortmund.
Ndërkohë, për sa i takon Youssouf Fofana, edhe ai mbetet në listën e lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në projektin teknik të Milan-it. Zgjedhja e preferuar e kuqezinjve do të ishte shitja përfundimtare.
Për mesfushorin anglez duket se interesohen disa klube angleze, me Crystal Palace dhe Nottingham Forest që kanë kërkuar informacione mbi ish-lojtarin e Monaco.