Saturday, 15. August 2026
Futboll

Bayern mposht Leipzig-un, Saibari menjëherë protagonist (Video)

GS 15/08/2026 2 Min. Lesezeit

Bayern Munich mposhti Leipzig me rezultatin 3-1 të shtunën në Allianz Arena, me të dy klubet që po përgatiten për sezonin e ri.

Luis Diaz kaloi në avantazh Bayernin në minutën e 14-të.

GOLI I LUIZ DIAZ – VIDEOBryan Gruda barazoi rezultatin për Leipzigun në minutën e 52-të. Pesë minuta më vonë, Nathaniel Brown riktheu avantazhin e Bayernit, duke shfrytëzuar një pasim të mirë nga Aleksandar Pavlovic.

GOLI I GRUDES – VIDEOYlli maroken Ismael Saibari më pas bëri debutimin e tij me Bayernin në minutën e 71-të, duke zëvendësuar Tom Bischof pas transferimit të tij të verës nga Eindhoven.

GOLI I BROWN – VIDEO Vetëm 10 minuta më vonë, Saibari la gjurmën e tij të parë në ndeshje, duke dhënë asistin për golin e tretë të realizuar nga Jamal Musiala.

GOLI I MUSIALA – VIDEOMegjithatë, ndeshja e Musiala, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 69-të, nuk zgjati shumë. Ai u u largua nga fusha në minutën e 86-të për arsye dëmtimi, me lojtarin e ri senegalez Bara Ndiaye që zuri vendin e tij.

Ndeshja e radhës për Bayernin është Superkupa e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund të shtunën e ardhshme, përpara se të nisin sezonin në Bundesliga kundër Stuttgartit më 28 gusht.

Teilen: