Monday, 17. August 2026
Futboll

135 milionë euro, vjen super oferta për yllin e PSG

GS 17/08/2026 3 Min. Lesezeit

Liverpooli ka rritur ofertën në 135 milionë euro për të siguruar yllin e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Lojtari francez u la jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen kundër Lens, ndërsa Les Parisiens po shqyrton mundësinë e pranimit të ofertës së rritur të klubit anglez.

Liverpuli i ka paraqitur një ofertë të përmirësuar prej 135 milionë eurosh PSG-së për të nënshkruar anësorin Barcola, sipas Foot01. Lojtari u la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Lens nga trajneri Luis Enrique, duke sinjalizuar një zhvillim të madh në negociatat e vazhdueshme të transferimit.

Ish-sulmuesi i Lyonit ka një dëshirë të fortë për tt’u transferuar te Liverpool-i. Duke paraqitur më parë propozime që mezi i kalonin 100 milionë eurot, klubi anglez tani e ka rritur ndjeshëm ofertën financiare në një përpjekje për të bindur presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, të miratojë shitjen.

Vendimi i Liverpoolit për të rritur paketën e tyre financiare thuhet se u nxit nga hyrja e pronarit të Amazon në strukturën e kapitalit të klubit. Në vend që ta hidhnin poshtë menjëherë propozimin prej 135 milionë eurosh, drejtuesit e PSG-së tani po e studiojnë në mënyrë aktive ofertën.

Ndërsa Enrique refuzoi të fliste publikisht në lidhje me të ardhmen e menjëhershme të lojtarit, zgjedhja e tij e fortë për ta lënë lojtarin jashtë kundër Lens ishte një deklaratë të rëndësishme.

PSG fillimisht mbajti një vlerësim të brendshëm prej gati 150 milionë eurosh për Barcola, por drejtuesit e klubit në Paris tani po mendojnë për një tarifë më të ulët për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme dhe për të shmangur përsëritjen e një sage të ngjashme me largimin e Kylian Mbappe.

Spekulimet në lidhje me interesimin e rivalëve të Premier League janë sqaruar gjithashtu nga raportet në mediat angleze. Ndërsa Arsenali është lidhur me lojtarin, një transferim në stadiumin Emirates është përjashtuar si një mundësi realiste.

Topçinjtë janë të interesuar për Barcola, por ende nuk janë zhvilluar diskutime klub me klub, dhe një marrëveshje duket e pamundur në këtë fazë për shkak të bisedimeve të avancuara midis Liverpoolit dhe fituesve të dyfishtë të Champions League.

Les Parisiens tani po shqyrtojnë me kujdes nëse do të ulin kërkesat e tyre financiare për të siguruar një largim të qetë për një lojtar që është sjellë vazhdimisht mirë në klub.

Me negociatat e avancuara që përparojnë midis Liverpoolit dhe PSG-së, transferimi duket më afër se kurrë për t’u materializuar. Të Kuqtë do të kërkojnë të finalizojnë marrëveshjen në ditët në vijim, pasi të dy klubet synojnë të përfundojnë një nga sagat më të profilit të lartë të merkatos së verës.

Teilen: