Monday, 17. August 2026
Futboll

Manchester City gjen menjëherë trashëgimtarin e Rodri, nga Franca vjen për 100 milionë euro talenti 18-vjeçar maroken

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenal në finalen e Community Shield, skuadra e Manchester City po bën një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, duke investuar miliona.

“Qytetarët” janë në negociata të avancuara me Lille për të blerë mesfushorin 18-vjeçar maroken, Ayyoub Bouaddi, i cili spikati gjatë Kupës së Botës.

Klubi i Manchester thuhet se është gati të përfundojë transferimin e Bouaddi këtë javë për një tarifë afër 100 milionë eurove, duke mbushur vendin bosh të lënë nga Rodri, i cili tani është në prag të bashkimit me Barcelonën.

Edhe trajneri i Lillë, Davide Ancelotti, konfirmoi fundjavën e kaluar bisedimet mes klubeve për lojtarin maroken.

Teilen: