Monday, 5. October 2026
Futboll

“Është vendimi i trajnerit që nuk luaj shumë te Barcelona, më duhet të luftoj për pozicionin e titullarit”

GS 05/10/2026 2 Min. Lesezeit

Në një sezon ku Barcelona është shfaqur tejet dominuese nën drejtimin e Hansi Flick, për mbrojtësin Jules Kounde situata ka qenë mjaft zhgënjyese deri më tani.

Francezi ka humbur terren në hierarkinë e skuadrës dhe nuk e ka më vendin e garantuar si titullar, pasi Hansi Flick e konsideron Eric Garcia si zgjedhjen e parë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Nga ana e tij, Kounde e ka pranuar realitetin dhe e kupton se nuk është më titullar për shkak të paraqitjeve të tij. Në një intervistë, Kounde shpjegoi rolin e tij të reduktuar te Barcelona, ​​duke këmbëngulur se gjithçka vjen si pasojë e një vendimi teknik.

“Nuk kam asnjë dëmtim. Është vendim i trajnerit,” tha Kounde kur u pyet për minutat e kufizuara në fillim të sezonit.

Mbrojtësi tregoi gjithashtu vetëkritik, duke e lidhur drejtpërdrejt situatën e tij aktuale me një sezon të dobët të kaluar. “Është pasojë e sezonit të kaluar, gjatë të cilit nuk isha në nivelin tim të zakonshëm,” pranoi ai.

Në vend që të kërkonte justifikime, Kounde e pranoi sfidën për të rifituar vendin e tij. “Është një sfidë që e pranoj. Më takon mua të rifitoj formën dhe ndjesitë e duhura, sepse e di që kur jam në nivelin tim më të mirë, mund të luaj,” tha ai.

Pozicioni i dobësuar i Kounde te Barcelona bie në kontrast të plotë me rëndësinë e tij te kombëtarja e Francës, ku ai është emëruar zëvendëskapiten nën drejtimin e trajnerit të ri, Zinedine Zidane.

Teilen: