Rodri është larguar nga Manchester City për t’u bashkuar me Barcelona sezonin e ri. Në letrën e tij të lamtumirës të publikuar në mediat, mesfushori spanjoll bëri shaka në disa pasazhe mes ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.
“Pep, mund ta them tani që nuk jemi më bashkë. Nuk mund t’i përballoja të gjitha ato taktika në kokën time“, shkroi lojtari i ri i Barcelonës, duke iu referuar Guardiola, me një ton dukshëm shakaje.
“Ne kemi dhënë një shembull për të frymëzuar brezat e ardhshëm jo vetëm me suksesin tonë, por edhe me mënyrën se si e arritëm atë. Dhe tifozët kanë qenë me ne në çdo hap të rrugës“, shkroi Rodri.
Me skuadrën angleze, mesfushori spanjoll fitoi gjithçka në karrierën e tij. Ai luajti me “citizens” në 7 sezone, ku fitoi 4 tituj kampionë e një Champions League ndër shumë trofetë që ngriti lart bashkë me Guardiola.