Wednesday, 19. August 2026
Futboll

“Po bashkohem me ekipin më të madh në Itali dhe e di që mund t’i jap shumë Juventus”

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

“Po bashkohem me ekipin më të madh në Itali dhe jam vërtet i emocionuar. Mezi pres të përshtatem shpejt me shokët e mi të ekipit dhe të ndihmoj këtë sezon.”

Këto ishin fjalët e para të Jhon Lucumi si lojtar i Juventus, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.

Kë duhet të admiroj? Mendoj se i pari është Cuadrado,” tha mbrojtësi për faqen zyrtare të Juventus.

Mendoj se ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtu dhe ai është një model në Kolumbi për shkak se ka luajtur për këtë ekip. Juventus ka pasur mbrojtës të shkëlqyer: Chiellini, Bonucci, Barzagli”, tha Lucumi.

Mendoj se ata janë modele për mua dhe për të gjithë lojtarët që luajnë në pozicionin tonë. Sapo i thashë përshëndetje Spalletti. E di që mund të jem një ndihmë e rëndësishme dhe t’i jap shumë Juventus“, tha kolumbiani.

Teilen: