Curtis Jones mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Interit. Burime të ndryshme nga Italia bëjnë me dije se është arritur marrëveshja mes klubit zikaltër dhe Liverpool-it për transferimin e mesfushroit anglez për një shifër totale rreth 35 milionë euro, bashkë me bonuset.
Mesfushori anglez ka kohë që ndiqet nga Inter, që ka bërë oferta të vazhdueshme për të por janë refuzuar nga Liverpool. Kontrata e tij me Liverpool-in skadonte në vitin 2027 dhe për të mos lejuar largimin e tij falas, klubi kuq ka vendosur të pranojë më në fund ofertën e Interit, që është brenda pritshmërive të tyre.
Curtis do të bashkohet në një repart mesfushe që tashmë përmban lojtarë si Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Petar Sucic, Piotr Zielinski, Aleksandar Stankovic dhe Henrikh Mkhitaryan.