Koha po kalon dhe shanset që Julian Alvarez të transferohet te Barcelona po pakësohen gjithmonë e më shumë. Të vetëdijshëm për këtë gjë, katalanasit po shqyrtojnë alternativa të tjera.
Gazetari Gerard Romero zbulon se Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Nicolo Tresoldi-t, sulmuesit të Club Brugge. Italiani por që mban nënshtetësinë gjermane, shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 9 asiste.
Ai është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh. Për 21-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Serie A e në Premier League.
Teilen: