Wednesday, 19. August 2026
Futboll

Ideja e frikshme e Jorge Mendes për shkëmbimin e bujshëm mes Milanit dhe Manchester City. Do të përfshihet Rafa Leao

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sport Mediaset pretendon se agjenti i njohur portugez, Jorge Mendes, po punon për një shkëmbim të bujshëm mes Milanit dhe Manchester City-t. Ideja e Jorge Mendes është që në këtë shkëmbim të përfshihen dy lojtarët që përfaqësohen prej tij, Ruben Dias dhe Rafael Leao.

Anësori portugez ka vendosur të largohet nga Milan dhe pse është ende nën dy vite të tjera nën kontratë. Kuqezinjtë kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e tij e tij.

Në anën tjetër, Ruben Dias po ashtu është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Manchester City. Mbrojtësi portugez është nën kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2029.

Sipas raportimit në fjalë, ideja e Mendes përfshin transferimin e Ruben Dias dhe disa miliona euro në këmbim të Rafael Leaos. Deri tani nuk kane ende asnjë reagim zyrtar nga palët e përmendura në këtë mes.

Teilen: