Monday, 5. October 2026
Futboll

Bernardo Silva: E mahnitshme të shohësh 15 trofetë e Champions, jo të gjithë mund të luajnë për këtë klub

GS 20/08/2026 2 Min. Lesezeit

Bernardo Silva është prezantuar si lojtar i ri i Real Madrid, pasi u kërkua shumë nga trajneri José Mourinho në klubin spanjoll. Mesfushori portugez është transferuar si lojtar i lirë, një lojtar i një kalibri absolut, që firmosi deri në vitin 2028 (me opsionin e një viti tjetër).

Në moshën 32 vjeç, Bernardo Silva ishte një kërkesë specifike nga José Mourinho. Klubi “merengues” pranoi kërkesat e trajnerit për të kapërcyer konkurrencën e fortë nga pretendentë të tjerë për mesfushorin e kombëtares portugeze, përfshirë Barcelona dhe Atlético Madrid.

“Kur qëndron në këtë dhomë trofesh, e kupton sa i madh është Real Madrid. Unë e dija tashmë, por këtu e ndjen nga afër. Që kur ishe fëmijë, ëndrra jote është të luash për një klub të tillë. Të jem në gjendje të vazhdoj këtë seri fitoresh është e mrekullueshme për mua, kështu që jam vërtet i lumtur”, tha portugezi.

Më tej, Bernanrdo Silva shtoi: “Kam luajtur këtu disa herë. Të shoh 15 trofetë e Champions League në ekspozitë është mbresëlënëse, por t’i shohësh ato si lojtar i regjistruar në këtë klub është edhe më e veçantë. Të luash për një klub si ky nuk është për të gjithë.”

“Jam i emocionuar që jam këtu dhe që së shpejti do të luaj në Bernabéu për të njohur tifozët. Tani duhet të punojmë për të vazhduar të fitojmë tituj, gjë me të cilën është mësuar ky klub“, tha Silva.

Teilen: