Për të ngushtuar hendekun me gjigantët e tjerë të Serie A, Juventus vazhdon të ndjekë një treg transferimesh që parashikon ardhjen e lojtarëve të mësuar me Serie A. Pas Lucumi dhe Vicario, me rikthimin e Kolo Muani, idetë e fundit tregojnë për Mateo Retegui dhe Franck Kessié.
Situata është e ndryshme, pasi sulmuesi italo-argjentinas të kombëtares “azzurre”, që luan me Al Qadsiah. Luciano Spalletti është duke kërkuar një sulmues fizik me aftësi të forta në lojën në ajër dhe Retegui ia ofron ato, pasi e njeh mirë nga koha kur drejtonte kombëtaren.
Dëshira e tij për të mbajtur fanellën e kombëtares, me rikthimin e Roberto Mancini në stol, mund të jetë faktori vendimtar në rikthimin e Retegui në Itali. Drejtori sportiv i Juventus, Marco Ottolini, e njeh dhe e respekton atë, ndërsa bardhezinjtë dhe klube të tjera kanë bërë tashmë kërkesa në janar.
Çështja kryesore për një nënshkrim të mundshëm është paga e tij (20 milionë euro në vit me Al Qadsiah) dhe formula e transferimit. Nuk ka gjasa që sauditët ta lënë të shkojë në huazim, megjithëse skenarë të papritur mund të zhvillohen në ditët e fundit të afatit kalimtar të merkatos.