Një fantazist dhe, mbi të gjitha, një qendërmbrojtës. Këto janë dy objektivat parësorë të Milan-it në ditët e fundit të merkatos dhe në orët e fundit “Djalli” është vënë në lëvizje për të marrë në Milanello një qendërmbrojtës të ri.
Emri i fundit që ka filluar të qarkullojë është nga ata të rëndësishmit, dhe çon te Manchester City: bëhet fjalë për Ruben Dias, qendërmbrojtës 29-vjeçar dhe shtylla e një skuadre që duket se ka vendosur ta rinojë ekipin.
Mosha e Dias nuk është një problem, por megjithatë duket se bën pjesë në listën e emrave që City është i gatshëm t’i shesë. Sezonin e kaluar ka qenë gjithmonë titullar me përjashtim të dy momenteve kur ka patur probleme muskulore.
Interesi për Dias-in është i kuptueshëm edhe për shkak të pranisë gjithmonë edhe më të madhe të frymës portugeze te Milan-i.