Në intervistën e dhënë gjatë kësaj jave në “El Chiringuito”, mes të tjerash, Jose Mourinho nuk hezitoi të vlerësonte Barcelonën e Hansi Flick si dhe punën e bërë nga drejtori sportiv Deco, të cilin e ka drejtuar si lojtar te Porto.
Portugezi gjithashtu foli me shumë respekt për Lamine Yamalin, por e bëri të qartë se nuk do ta donte atë te Real Madrid.
“Lamine Yamal është padyshim një lojtar i ri me potencial të jashtëzakonshëm. Nuk është normale të jesh Kampion Evrope dhe Bote në moshën 19-vjeçare, por ne kemi një skuadër të shkëlqyer. Nuk do t’i lija vend askujt tani. Tani për tani, janë lojtarët e mi, dhe lojtarët e mi janë më të mirët”, tha Mourinho.
❌ MOURINHO NO FICHARÍA a LAMINE YAMAL:
👐 “Es un gran jugador, pero tenemos una plantilla top”.
Bru-tal respuesta con @jpedrerol en exclusiva mundial. pic.twitter.com/LhG06hVKkI
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 19, 2026