Friday, 21. August 2026
Sport

Kroos voton Kvaratskhelian për “Topin e Artë”: E meriton më shumë nga të gjithë!

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Toni Kroos, ish-mesfushori i shquar i Gjermanisë dhe Real Madrid, e ka bërë zgjedhjen e tij sa i takon trofeut më prestigjioz individual, “Topit të Artë” 2026.

Gjermani mendon se lojtari që e meriton më shumë se të gjithë këtë çmim është gjeorgjiani i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia. “Ndoshta nuk është zgjedhja më e natyrshme, por për mua është numri 1. Kavaratskhelia është lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. Po ashtu, aktualisht është lojtari më i mirë i skuadrës më të fortë të botës në nivel klubesh, PSG-së”, – ka thënë Kroos.

Kandidatë të tjerë për fitimin e “Topit të Artë” 2026 janë Harry Kane, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Lamine Jamal dhe Rodri. Polemikat në raste të tilla janë të pashmangshme dhe deklarata e Toni Kross me siguri do të shoqërohet me diskutime të ndryshme.

 

Teilen: