Një ndryshim në terapinë e Jamal Musiala ka shkaktuar problemet shëndetësore që lojtari ka shfqur në fushë. Vincent Kompany, trajneri i Bayern, në konferencë shtypi foli sot për situatën e futbollistit që ka humbur ndjenjat gjatë dy miqësoreve të fundit para kampionatit kundër Leipzig dhe Heidenheim. Në të dy rastet Musiala ka shfaqur probleme pak minuta pasi ka hyrë në fushë.
Sipas trajnerit, kjo gjendje ka ardhur kryesisht nga modifikimi i terapisë së tij. “Kam folur me Jamal – ka thënë trajneri belg para Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund. – Më tha që nuk kishte asnjë problem. Më shpjegoi se ka bërë disa modifikime të terapisë, që kanë pasur efekte kolaterale. Është normale”.
Mesfushori ofensiv, 23 vjeç, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shtuar se klubi ishte “në dijeni të situatës që në fillim të sezonit të kaluar. Për ne tashmë është pjesë e përditshmërisë”.
Në një mesazh të postuar në Instagram në fillim të kësaj jave, Musiala kishte shkruar se vuante nga një “problem neurologjik”.